![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/emery.jpg)
Emery emërohet trajner i Villarrealit
23 korrik 2020
| 13:39
Unai Emery është emëruar trajner i Villarrealit në kontratë trevjeçare.
Ish-trajner i Sevillas dhe Valencias ka qenë pa angazhim pas largimit nga posti i menaxherit në Arsenal në nëntor. Ish-trajneri i Villarrealit, Javier Calleja u largua nga detyra javën e kaluar pasi skuadra përfundoi në pozitën e pestë në La Ligë duke siguruar kualifikimin për në edicionin e ardhshëm në Ligën e Evropës.