Emery: Për të arritur diçka të rëndësishme, duhet të mposhtni favoritët

26 prill 2022 | 16:25

Unai Emery ka folur në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Liverpoolit , e cila do të zhvillohet të mërkurën (nesër).

“The Reds” janë nikoqir të skuadrës spanjolle dhe do të tentojnë të evitojnë fatin e Juventusit e Bayern Munichut.

Emery ka thënë në konferencë për media se për të arritur gjëra të mëdha, duhet t’i mposhtin favoritët.

“Për të arritur diçka të rëndësishme, duhet të mposhtni favoritët. Fitorja ndaj Juventusit (në 1/8 e finales) na mbushi me besim”, deklaroi fillimisht ai.

“Në gjysmëfinale do të mundohemi të krijojmë kushte që të kemi shanse. Liverpooli është një skuadër e madhe, ashtu si edhe Benfica. Jemi përpara një përballjeje emocionuese”, ka shtuar më tej Emery.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta zvicerane “Blick” ka hedhur dyshime për një lidhje të…