Emigrantët në Britani, Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë po funksionon
Rishi Sunak ka këmbëngulur se plani i tij për të ndaluar emigrantët që kalojnë Kanalin “po funksionon”, pavarësisht shifrave rekord, shkruan The Guardian.
Duke folur me gazetarët gjatë rrugës për në samitin e NATO-s në Lituani, kryeministri pohoi se Britania ka shënuar progres, duke theksuar se e ka thënë gjithmonë numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin gjatë verës do të rritet.
E premtja shënoi numrin më të madh të emigrantëve që mbërritën në Britani përtej Kanalit brenda një dite deri më tani këtë vit, me 686 emigrantë që mbërritën.
“Unë mendoj se plani po funksionon. Ju mund ta shihni këtë më qartë me marrëveshjen që bëmë me qeverinë shqiptare. Ne ndryshuam mënyrën se si funksiononin emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria, nënshkruam një marrëveshje të re me Shqipërinë. Kemi kthyer gati 2000 emigrantë të paligjshëm në Shqipëri dhe keni parë një ulje dramatike të numrit të emigrantëve. Kjo tregon se marrëveshja po funksionon. Nuk do të pushoj derisa ta zgjidhim këtë problem. Nuk do të jetë e lehtë. Nuk do të ndodhë brenda natës,” tha Sunak.