Emigrantët nga Venezuela kalojnë kufirin e ShBA-së
Njerëzit të cilët po e kalojnë kufirin ShBA-Meksikë, nuk janë vetëm fermerë dhe punëtorë me paga të ulëta. Kështu po veprojnë edhe mjekët, inxhinierët nga Venezuela, të cilët po ikin nga goditjet që i ka shkaktuar pandemia në të gjithë Amerikën e Jugut.
Muajin e kaluar, mbi 7 mijë venezuelianë janë zënë nga agjentët e patrullës kufitare përgjatë kufirit ShBA-Meksikë, raporton “Associated Press”.
Shumica e tyre kanë hyrë në ShBA afër Del Rio, një qytet me 35 mijë banorë dhe ata nuk ju shmangin arrestimit, por përkundrazi dorëzohen tek agjentët e patrullës kufitare për të kërkuar azil.
Ndërsa amerikanët, shumë muaj mund t’i kalojnë duke ecur nëpër xhungël, duke qëndruar në trenat e mallrave dhe duke fjetur në kampe të improvizuara ndërsa shumica e banorëve të Venezuelës, brenda katër ditëve mund të arrijnë në ShBA.
Emigrantët po kërkojnë që të shpëtojnë nga shkatërrimi ekonomik për një kohë të gjatë por edhe nga mungesat e ushqimit dhe ilaçeve.