Emigrimi, një çështje që do zgjidhje
Shkruan: Lendira Berisha-juriste
Duke parë se migrimi në vendin tonë është në rritje e sipër kryesisht rinia, si superfuqi punëtore e shtetit të Kosovës, mendoj se është e dobishme, mbase të mundohemi sadopak, të elaborojmë këtë çështje që është bërë si nyje gordiane.
Emigrimi është problem ndërkombëtar, por jo me vrull të hovshëm si tek ne. Është e ditur se Kosova vazhdon të ketë shkallë të lartë të emigrimit legal dhe atij ilegal, që destinacion kanë vendet e BE-së, në veçanti Gjermaninë. Të marrim një shembull: Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, sa shumë kërkesa për termine online, për viza të punës, saqë të rinjtë presin me muaj, deri në momentin kur të bëhet pranimi i kërkesave në kohë shumë të shkurtë, tre deri në pesë minuta, e hapur, vijnë mijëra e mijëra kërkesa, është diçka absurde?!
Çfarë duhet të bëjmë që të zgjidhim këtë problem shumë shqetësues? Derisa ca intelektualë që e konsiderojnë veten si piedestal dhe permanent, dhe bjerrin kohën nëpër kafene me ndeje ende mesjetare dhe nuk bëjnë asgjë zgjidhje në asnjë drejtim, as emigrimin, si çështje shumë e rëndësishme.
Është koha të hiqet dorë nga praktikat si këto, që po zbatohen tek ne, sepse rruga po na qon në sistem një dorësh, ku brenda radhëve të udhëheqjes po instalohet një kastë e mbyllur në kornizën e një monarkie të pa kuptim, poqë së njeriu i vetëm kërkon të zhvendosë të gjithë të tjerët, prandaj duhet hequr dorë nga rruga e Luigjit XIV, sepse nuk jemi në vitet e epokës me forma monarkie.
Nuk është koha të dominojë varfëri, fëmijët dhe ajo pak rini që ka mbetur të bredhin rrugëve, dhe vetëm regjimi i një terrori të pashembullt mund ta bëjë ketë, të vijë në pushtet dhe të mos bëjë asgjë. Shtrohet pyetja si ta zgjidhim këtë problem, që po vjen në rritje e sipër?
Së pari ta duam vendin tonë, pastaj dhe ta zhvillojmë, duke ofruar mundësi më të mira për të rinjtë tonë, duke punuar për zhvillim të ekonomisë, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe shumë sektorëve të tjerë, që të krijohet motiv tek rinia jonë, me shpresë për një ardhmëri më të mirë, në mënyrë që ata të qëndrojnë dhe punojnë për shtetin e Kosovës, vetëm kështu do të ngjitemi dhe forcohemi.
Mos të kenë në mendje emigrimin, me arsyetim se në Kosovë nuk ka asgjë, dhe si mund të jetojmë? Në Kosovë janë të gjitha, por duhet menaxhim i mirë nga liderët, ata duhet të përcaktojnë qëllime, duke marrë vendime të duhura për çështje të rëndësishme, lidershipi dhe menaxhimi duhet të gërshetohen së bashku, duke iu përshtatur rrethanave dhe kohës. Për të gjitha këto duhet punë, jo arsyetime, justifikime që nuk kanë bazë, dhe janë në barazim me zero.