Emilija Redžepi siguron Mazrekun se do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë
Zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilja Rexhepi ka pritur sot drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazrekun.
Drejtori Mazreku e ka njoftuar zëvendëskryeministren për të arriturat në BKS të cilat janë pasqyruar edhe në Raportin e Progresit.
Gjithashtu Mazreku ka njoftuar zëvendëskryeministren edhe për veprimet që do të ndërmarre BKS-ja për të ndikuar në rritjen e lëvizjes së lirë të qytetareve të Kosovës në shtete te rajonit, por edhe më gjerë.
Zëvendëskryeministrja e ka falënderuar drejtorin Mazreku për të arriturat e BKS-se te cilat edhe janë prezantuar për herë të parë në raportin e Progresit për Kosovën.
Ajo gjithashtu i ka ofruar përkrahje drejtorit Mazreku si dhe ka kërkuar nga ky Intensifikimin e punëve për arritjen e marrëveshjes për njohje te policave te sigurimit me Bosnje dhe Hercegovinën.
Ne fund te takimit zëvendëskryeministrja Rexhepi e ka siguruar Mazrekun se do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme te Qeverise.