Deputetja Emilija Rexhepi i bashkohet grupit parlamentar të AAK-së
28 maj 2018
| 11:50
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, sot është bërë pjesë e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Lajmin e ka bërë me dije deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj.
“Emilija Rexhepi, njëra prej deputeteve më të përgjegjshme të Kuvendit të Kosovës, prej sot i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së! E vlerësojmë si shenjë të rritës sonë parlamentare dhe një mundësi më shumë që zëri ynë të jetë edhe më fortë në Kuvend. Njëkohësisht edhe mbështetje më e madhe për Qeverinë Haradinaj! Mirë se erdhe Emilija Rexhpi!”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Me deputeten Emilija Rexhepi grupi parlamentar i AAK-së bëhet me 12 deputetë.
/Epoka e re/