Emilija Rexhepi thotë se “ndoshta ka” takim me Duda Baljen

27 prill 2025 | 10:05

Deputetja boshnjake, Emilija Rexhepi tha “ndoshta ka”, kur u pyet nëse kanë pasur ndonjë takim me deputeten tjetër boshnjake, Duda Balje, e cila s’është bindur ende për ta votuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

“Ndoshta ka. Shohim sot”, tha ajo duke hyrë në Kuvend, ku pas pak pritet të vazhdojë seanca konstituive.

Vetë, ajo do të votojë për Haxhiun kryeparlamentare, ndërsa tha se me Albin Kurtin nuk kanë folur për pozita.

“Votojmë, votojmë sot. S’kemi folë për pozita. E votojmë kryetarin e Parlamentit njëherë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë trafiku është shënuar sot në mëngjes…