Emily Ratajkowski del në shëtitje me qenin
15 gusht 2022
| 11:32
Modelja e aktorja seksi, Emily Ratajkowski, ka dalë për shëtitje me qenin e saj.
31 vjeçarja është parë teksa mbante në dorë telefonin e saj duke shëtitur nëpër lagje në NY.
Emily u shfaq e veshur me një bluzë të zezë, pantallona të verdhë në të gjelbër si dhe syze dielli të zeza.
Kjo dalje e saj erdhi disa javë pasi u zbulua se ajo dhe ish-bashkëshorti, Sebastian Bear-McClard i kanë dhënë fund martesës pas më shumë se katër vitesh.
Ndërsa Emily nuk ka folur zyrtarisht për ndarjen, ajo bëri “like” disa postime në rrjetet sociale që mund të zbulojnë arsyen e ndarjes së tyre.
Emily dhe Sebastian u martuan në shkurt 2018 dhe kanë një djal i cili lindi në mars 2021.