Emily Ratajkowski feston përvjetorin e martesës (Foto)
24 shkurt 2019
| 16:41
Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard, kanë festuar përvjetorin e lidhjes së tyre në mënyrë shumë të veçantë.
Çifti ka festuar në Villian të Brooklyn. Ata ishin të shoqëruar nga miku i tyre më i mirë, Josh Ostrovsky.
Në fillim të ditës, Emily ka shkruar një mesazh të “ëmbël” në llogarinë e vet në “Instagram” për bashkëshortin e saj.
“Një vit më parë, ne shkuam në bashkinë e qytetit me miqtë tanë më të ngushtë. Çfarë viti ka qenë. Martesa me ty ka qenë një nga gëzimet më të mëdha të jetës time”, ka shkruar ajo.