Emily Ratajkowski mban qafore me inicialet e burrit
09 gusht 2019
| 11:14
Emily Ratajkowski duket se është ende në muajin e mjaltit me bashkëshortin e saj Sebastian Bear-McClard. Modeluesja 28-vjeçare, që e ka kurorëzuar dashurinë me aktorin dhe producentin në muajin shkurt të vitit 2018, është parë me një qafore që mban inicialet e bashkëshortit të saj. Ratajkowski në një fotografi që e ka postuar në “Instagram” kishte vendosur disa qafore me ngjyrë ari, ku njëra nga to e mbante shkronjën “S”.