Emily Ratajkowski rrëfen dramat dhe pendesën për “shfrytëzimin e trupit dhe seksualitetit të vet për të marrë famë”
Emily Ratajkowski ka pranuar së fundmi se ka “shfrytëzuar veten” dhe ka “përdorur trupin e saj” për të arritur famë dhe sukses, në një intervistë sensacionale, një ditë pasi dënoi industrinë e showbiz dhe pranoi se kishte marrë $25,000 për të shkuar në spektaklin e Super Bowl e shoqeruar me financierin malajzian të kërkuar nga FBI, Low Taek Jho.
Aktorja me bazë në New York pranon se ka “kapitalizuar ndaj seksualitetit të saj” kur ishte e re me qëllim të fitonte kontrollin.
Në intervistën me rrjetin CBS ajo tregon sesi vetë-shfrytëzimin e saj e konsideronte si një formë fuqizimi, një pikëpamje që “ka hedhur poshtë” teksa është bërë më e rritur.
“Kur isha në të 20-at mendoja se po ia hidhja sistemit, po bëhem modele e po përdor trupin tim për të gjetur famë e sukses. Madje gënjeja veten se ishte njëfarë fuqizimi personal për mua”.
Emily u shfaq fillimisht në videon e këngës erotike të Robin Thicke ‘Blurred Lines’ në vitin 2013 – kur ishte 22 vjeçe – dhe prej aty karriera e saj mori dhenë.
Në video ajo dhe dy modele të tjera shfaqen të zhveshura nga mesi e lart teksa kërcejnë përkrah Robin. Më vonë Emily tha se këngëtari i kishte “futur duart” gjatë xhirimeve.
Ajo tregon: “Isha në videon e Blurred Lines – që ishte momenti im më i madh i shpërthimit – u thosha të gjithëve që ajo ishte një eksperiencë ‘fuqizuese’. Por teksa bëhesha më e rritur, e kuptova se ishte më e komplikuar se kaq. Këtë të fundit e ndjeja si përgjegëjsi që t’ua thoja vajzave”.
“Una gaboja të thoja se është diçka ‘fuqizuese’ të kapitalizosh me seksualitetin dhe bukurinë tënde si grua”.
Nëna e një fëmije tregon më tej: “Nuk më intereson të kapem me njerëz të caktuar, por duhet të them se për shumë kohë thoja se ishte ‘gallatë’, por në fakt nuk ishte kështu”.
Emily shpjegon se kur ishte e re i pëlqente të përdorte seksualitetin dhe imazhin e saj për të fituar një sens kontrolli.
Por tashmë bukuroshja thote se e kupton se nuk ka pasur ndonjëherë asnjë kontroll, cka ka shkruar librin e saj autobiografik ‘My Body’ (Trupi Im) i cili nisi shitjet sot.
Emily vijon më tej në intervistë për “kthesën” e saj.
“Nuk mendoj se të shfrytëzosh veten kështu je duke bërë progres, ndoshta vetëm më ofronte njëfarë kontrolli. E vetmja herë që jam ndjerë vërtet në kontroll është teksa shkruaja këtë libër, duke treguar këtë histori, duke krijuar diçka. Ky është vërtet pushteti”.
Ndërsa një ditë më parë duke promovuar librin e saj me revistën The Sunday Times, Emily rrëfente se kishte pranuar mijëra dollarë për të shkuar nëpër evente e shoqëruar me burra të ndryshëm, një praktikë që tashmë dënon si ‘manipulim’ nga industria e spektaklit e showbiz.
“Dikush kërkon emrin tënd në Google apo në Instagram dhe shikojnë këtë sukses e famë të pamasë … por është e rëndësishme që ata të mësojnë të gjithë historinë.’
Ajo vazhdon: “Nuk i vë faj vajzave të reja dhe nuk dua t’i kritikoj për mënyrën sesi vishen apo sesi përpiqen të manipulojnë njerëzit apo sistemin”.
“Por pasi ta kem thënë këtë, nuk dua as që ato të besojnë se do të jetë një rrugëtim i mrekullueshëm me lule … është shumë më e komplikuar. Ka shumë mënyra për t’u lënduar, veçanërisht nëse je naive”.
“Unë isha rezistuese, doja të besoja se isha shembulli i gruas së fuqizuar. Ishte si një ‘feminizëm’ për të përdorur trupin tënd në arritjen e famës e suksesit. Në disa raste kjo bëhej e vërtetë, por nuk ndjehesha e fuqizuar, ishte shumë më e komplikuar.”
“Mënyra sesi i trajtojmë vajzat e reja, se si i mësojmë të jenë me sjelljet tona të tërthorta, i detyron ato të jetë të ‘ëmbla, seksuale’ pa u lënë asnjëherë të kuptojnë gjërat për të cilat kanë nevojë në të vërtetë.”
Emily në mars lindi djalin e saj të parë Sylvester Apollo Bear, me bashkëshortin, Sebastian Bear-Mcclard, ndërsa thotë se dëshiron t’i mësojë te birit se si mund të lëndohen femrat në situata të caktuara.
“Mendoj se gratë mund të mësojnë shumë nëse kuptojnë këto dinamika të fshehta të pushtetit mes njerëzve, të kuptojnë se nganjëherë burrat ndjehen të intimiduar, apo se duhet të provojnë diçka, prandaj dhe lendojne femrat”.
“Maskiliniteti toksik është i dëmshëm për këdo dhe une dua ta heq këtë peshë për djalin tim pasi kjo i lëndon gratë në shumë situata”.
Në librin e saj të ri Emily pretendon se fotografi Jonathan Leder e ka sulmuar seksualisht në 2011.
Ajo thotë se ka vendosur të flasë hapur për incidentin, ashtu si dhe për atë që ndodhi në xhirimet e këngës së kontestuar ‘Blurred Lines’.
“Këto ishin eksperienca që nuk doja të kujtoja, sepse më bënin të humbisja kontrollin dhe kisha frika ta pranoja këtë”.
“Me librin nuk u ula të shkruaj listën e ngjarjeve traumatike të jetës sime. Por eksperienca që kishin rrotull shumë turp dhe njohja e tyre si të tilla, vjen nga njerëzit që lexojnë librin”, tha mes të tjerash Emily.