Emin Pacolli priti në takim Sami Fejzën

18 maj 2021 | 14:55

Drejtori i ‘Mabetex Group’-it, Emin Pacolli ka pritur në zyrën e tij në Lugano të Zvicrës, mërgimtarin e biznesmenin Sami Fejzën.

Gjatë këtij takimi Pacolli e Fejza kanë biseduar rreth jetës së mërgimtarëve dhe aftësisë e tyre për të vepruar në Perëndim.

Këtë e ka bërë me dije vetë Fejza në rrjetin social “Facebook”, ku ka falënderuar Pacollin për pritjen dhe për mundësinë që i ka ofruar për bashkëpunim.

“Sot kisha kënaqësinë të jem në drekë te miku i madh Emin Pacolli, ku me thjeshtësinë e bujarinë kaluam qaste më të mira si dy mërgimtarë. Një djalë plot respekt e mikpritje. Faleminderit shumë dhe të uroj gjithmonë suksese”, ka shkruan Fejza.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik e Komunës së Podujevës,…