Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t’i ndaj

31 janar 2025 | 11:55

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ku ndau momente të veçanta nga jeta e saj personale dhe familjare.

Emina rrefeu për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, biznesmenin dhe milionerin e njohur Sam Nazarian, duke ndarë detaje interesante për kulturën dhe vlerat që ata ndajnë.

Çunmulaj tha se, pavarësisht prejardhjes së tij nga India, Sam është persian dhe gjatë viteve ka vërejtur ngjashmëritë e mëdha që ekzistojnë mes kulturës së tij dhe asaj shqiptare. “Dëgjo, unë burrin e kam persian dhe kam kuptuar një gjë: që s’ka lidhje prej cilës anë të botës je, disa gjëra njerëzore janë të njëjta në të gjitha anët e botës. Unë persianët dhe shqiptarët nuk mund t’i ndaj asesi sa i përket kulturës. Pothuajse jemi njësoj,” tha Emina.

Modelja vazhdoi të shpjegonte, duke shtuar me humor disa ngjashmëri në mënyrën e të menduarit dhe paragjykimet mes dy komuniteteve. “Si komshija këtu që të paragjykon duke thënë ‘shikoja thonjtë, nuk gatuhet me thonjtë’, njësoj bëjnë edhe ata,” tha Emina, duke shkaktuar të qeshura në studion e emisionit.

Përveç kësaj, Emina ndau edhe disa momente të bukura nga jeta e saj familjare dhe theksoi se për të, vlerat tradicionale janë shumë të rëndësishme, edhe pse ajo dhe bashkëshorti i saj jetojnë një jetë luksoze në SHBA.

Emina Çunmulaj vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura shqiptare, jo vetëm për suksesin në industrinë e modës, por edhe për përulësinë dhe dashurinë që shpreh për kulturën dhe rrënjët e saj shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shpalosur programin…