Emina Cunmulaj rikujton fëmijërinë, na prezanton me vendin ku kulloste lopët

13 shtator 2020 | 21:30

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj e cila jeton në SHBA ndodhet në Mal të Zi prej ku ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj në rrjetin social në “Instagram”.

Emina pozoi në perëndim të diellit duke treguar tokën ku u rrit.

“Kjo është toka ime. Këto janë perëndimet më të bukura të diellit. Kjo është toka e jonë. Këtu e rrita trupin, këtu e kalova fëmijërinë, këtu e ndjej veten më të plotë! S’ka si vendi yt!”,  shkroi modelja.

Ajo publikoi dhe pamje të tjera ku tregon vendin ku ka kaluar fëmijërinë. “Ecja në këto toka më sjell shumë kujtime të fëmijërisë” shkroi Emina Cunmulaj krahas njërës prej pamjeve.

Ndërsa në një tjetër shkroi: “Këtu sillja lopët dhe i ruaja për orë të tëra me kushërinjtë e mi dhe fëmijët e tjerë të lagjes.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj për RTMZ deklaroi se…