Emina Çunmulaj viziton varrezat e Jasharajve në Prekaz
03 korrik 2024
| 12:07
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, këto ditë ka qenë në Kosovë.
Bukuroshja nga Mali i Zi, që jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vizituar varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Këtë e ka bërë të ditur ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka qenë e shoqëruar me të.
“Në Prekazin heroik, aty ku liria i ka rrënjët.
Bashkë me Konsulen e Nderit të Shqipërisë në Florida Znj. Emina Çunmulaj vizituam sot Kompleksin e familjes legjendare Jashari.
Sakrifica dhe kontributi i familjes Jashari për lirinë që sot e gëzojmë është sublim dhe i pakrahasueshëm.
Përulemi para tyre dhe të gjithëve që në një mënyrë apo tjetër kanë kontribuar në lirinë dhe mirëqenien e vendit tonë.
Përjetësisht lavdi”.