Eminem dhuron ‘shpageta të nënës’ për spitalet e Detroitit
Eminem ka dhuruar me qindra shujta të “shpagetave të nënës” për punonjësit e spitaleve të Detroitit.
Sipas “Detroit News”, fondacioni Marshall Mathers i Eminemit, u ka dhuruar 400 shujta ushqimore spitaleve Henry Ford dhe Spitalit Pranues në Detroit.
Duke e konfirmuar këtë lajm, spitali Henry Ford në Instagram postoi një foto të shujtave duke shkruar “Heronjtë tanë të shëndetësisë ‘e humbën veten’ me Shpagetat e Nënës të dhuruara nga Eminemi i Detroitit. Faleminderit që sollët ushqim special për anëtarët e ekipeve tona!”.
Sipas menaxherit të Eminemit, Paul Rosenberg, shpërndarja e këtyre shujtave në Detroit do të vazhdojë edhe gjatë javëve në vijim.
Eminemi është njëri nga shumë artistët e profilit të lartë, i cili ka dhënë donacione për punonjësit e shëndetësisë gjatë pandemisë së koronavirusit.
Riana ka premtuar 5 milionë dollarë në ndihma, përfshirë ventilatorë me vlerë prej 700,000 dollarë për vendlindjen e saj, Barbadosin, si dhe më shumë se 2 milionë dollarë për viktimat e dhunës gjatë karantinës si pasojë e koronavirusit.