Eminemi, shfaqje të veçantë në ndërtesën më të lartë të ShBA-së
18 tetor 2018
| 11:36
Reperi i famshëm Eminem ka pasur një shfaqje fantastike në ndërtesën më të lartë në ShBA, e njohur si “Empire State Building”.
Ajo është një nga ndërtesat më të larta në Nju Jork dhe në Shtetet e Bashkuara në përgjithësi pasi arrin deri në 443 metra lartësi. Ai ka performuar këngën “Venom” për ta shënuar fillimin e javës së gjatë të Jimmy Kimmel Live në Brooklyn.
Performanca e reperit mori vëmendje të madhe edhe nga kalimtarët që u ndaluan për ta parë dhe për ta fotografuar.