Emini: Drita, kundërshtare e vështirë, por ne kemi dy përparësi
Skuadra e Trepçës ’89 ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Dritës, e cila është kryesuese në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Futbollisti Leart Emini ka thënë se skuadra e ’89-shit e ka përparësi terrenin vendës, por edhe disa kundërshtarë që do të mungojnë në lojë.
“Drita ka skuadër shumë të pjekur dhe cilësore me lojtarë të shquar dhe në këtë lojë vjen si lidere pas startit me fitore. Në këtë takim pikët janë të rëndësishme për dy ekipet, por ne do të përpiqemi ta shfrytëzojmë përparësinë e terrenit vendës dhe disa mangësi të kundërshtarit për ta fituar ndeshjen. Ne jemi në zonën e kuqe dhe çdo hap fals, sidomos në ndeshjet si vendëse, do të jetë vështirë i rikuperueshëm për faktin se gara do të jetë e nxehtë deri në fund të kampionatit”, ka thënë Emini.