Emini edhe për shumë vjet pjesë e Llapit

10 qershor 2022 | 16:01

Skuadra e Llapit ka njoftuar se mbrojtësi i djathtë, Benjamin Emini do të jetë pjesë e klubit nga Podujeva edhe për shumë vite të tjera, pasi ka rinovuar kontratën deri në vitin 2025.

“Futbollisti me më së shumti paraqitje tek Llapi, 350 gjithsejtë në të gjitha garat, Benjamin Emini do vazhdoj kontributin për klubin e zemrës edhe për tre vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

Emini edhe tre vite me klubin e zemrës, Llapin ?

Mbrojtësi i djathtë, Benjamin Emini ka rinovuar kontratën deri në vitin 2025!

Futbollisti me më së shumti paraqitje tek Llapi, 350 gjithsejtë në të gjitha garat, Benjamin Emini do vazhdoj kontributin për klubin e zemrës edhe për tre vitet e ardhshme.

Emini nga viti 2009 asnjëherë nuk i ka ndërruar ngjyrat bardhekaltër dhe do vazhdoj t’i mbroj ato deri në vitin 2025.

Me rinovimin e kontratës me zëvendëskapitenin, Emini dhe futbollistët tjerë që bartën barrën kryesore këtë edicion, ekipi do përgatitet maksimalisht për të bërë më të mirën në garat evropiane dhe edicionin vijues të Superligës.

 

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj, i ka uruar shërim…