Emiratet e Bashkuara Arabe i japin fund censurës së publikimeve kinematografike

19 dhjetor 2021 | 20:28

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të se nuk do të censurojnë më filmat e lëshuar në kinema.

Kjo është përpjekja e fundit e vendit për të rritur vëmendjen si një qendër liberale tërheqëse për të huajt.

Në vend të prerjes së skenave të ndjeshme, Autoriteti Rregullator i Medias së Emirateve do të prezantojë një kategori të re të moshës 21+ për shikuesit, shkruan Abcnews, transmeton “Klankosova.tv”.

“Filmat do të shfaqen në kinema sipas versionit të tyre ndërkombëtar”, tha autoriteti në një postim në “Twitter”.

Censorët në Emiratet e Bashkuara Arabe, si kudo në Lindjen e Mesme, kanë hequr prej kohësh skena në publikimet kinematografike që tregojnë lakuriqësi, homoseksualitet, seks dhe përmbajtje të tjera që konsiderohen të papërshtatshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mes paralajmërimeve për protesta dhe vijimit të refuzimit nga shtetet…