Emiratet e Bashkuara Arabe ia heqin vizat Kosovës, Osmani falënderon sheikun Bin Zayed
11 janar 2024
| 08:48
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe ia kanë hequr vizat Kosovës.
Lajmin ajo e ka dhënë nëpërmjet platfomës X shoqëruar me disa foto gjatë takimit që kishte me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed.
Sipas Osmanit, marrëveshja është arritur gjatë një takimi që ka pasur me homologun e saj arab muajin e kaluar.
“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, k shkruar Osmani në platformën X.