Emiratet e Bashkuara Arabe nisin anijen e parë kozmike drejt planetit Mars
Një sukses historik për Shtetin e Emirateve të Bashkuara Arabe që nisi anijen e parë kozmike Al-Amal (Hope) në planetin Mars.
Ky është misioni i parë ndërplanetar i ndërmarrë nga një vend arab.
Misioni ka për qëllim të kapë fotografinë më të qartë të atmosferës së Marsit.
Skuadra shpreson se arritjet e planeve për në Planetin e Kuq do të kenë një ndikim shumë të madh në tokë.
Pas dy shtyrjeve të lëshimit të saj për shkak të motit të keq, ngritja e anijes nga qendra hapësinore “Tanegashima” në Japoninë jugperëndimore u përshëndet me duartrokitje të shumta nga Emiratet.
Projekti u realizua nga qendra “Mohammed bin Rashid Space Center”, ku punuan rreth 450 njerëz dhe më shumë se gjysma e tyre janë nga Emiratet.
Al-Amal, pritet të arrijë në orbitën e Marsit në shkurt të 2021, me rastin e 50 vjetorit të bashkimit të Emirateve.