Emiratet e Bashkuara Arabe njohin patentë-shoferët e Kosovës

04 dhjetor 2024 | 16:36

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla është pritur të mërkurën në takim nga homologu i tij nga Emiratet të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.

Sveçla  ka njoftuar se ky takim ka finalizuar arritjen e marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë të patentë shoferëve mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Ky takim shënoi arritjen e marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë të patentë shoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëveshje kjo e cila do të lehtësojë punën dhe angazhimin e qytetarëve tanë në shtetet përkatëse”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Sveçla ka falënderuar ekipet punuese të dy shteteve tona që me përkushtim arritëm të finalizojnë marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të patentë shoferëve të cilën u nënshkrua sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eliminimi i hershëm nga gara e Kupës së Kosovës, e…