Emiratet e Bashkuara Arabe përkrahin Kosovën në zhvillimin ekonomik

06 maj 2021 | 12:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Alshamsi.

Ambasadorja e jorezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe ka uruar kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo ka theksuar mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për zhvillim ekonomik dhe integrimin në organizata ndërkombëtare.

Alshamsi ka shprehur vullnetin e EBA-së për të qenë pionier për investime në Kosovë, me fokus në industrinë ushqimore dhe turizmin malor.

Kryeministri Kurti vlerësoi përkrahjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovën, si një ndër vendet e para arabe që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai e falënderoi ambasadoren për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë Republikës së Kosovës, veçanërisht për investimet e kaluara dhe ato të ardhshme për spitalet. Kryeministri theksoi nevojën për investime të cilat krijojnë vende të reja pune.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shtator të këtij viti në Komunën e Gjakovës do…