Emiratet e Bashkuara Arabe solidarizohen me Shqipërinë
28 nëntor 2019
| 23:48
Shumë vende janë solidarizuar me Shqipërinë, në këtë situatë të vështirë që po kalon pas tërmetit që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit.
Disa vende kanë dërguar specialistë kërkim-shpëtimi, shumë të tjerë kanë dërguar ushqime dhe vlerë monetare, për familjet e prekura nga tërmeti. Por ka edhe nga ata vende që e përkujtojnë këtë tragjedi që po kalon vendi ynë dhe me valëvitjen e një flamuri.
Në këtë mënyrë ka zgjedhur të solidarizohet me situatën në të cilën ndodhet vendi ynë Emiratet e Bashkuara Arabe, ku flamuri shqiptar është ngritur në mes të Abu Dhabit.
Shqipëria ndodhet në një gjendje emergjence, por fatmirësisht nuk ka munguar mbështetja për të prekurit, nga vetë shqiptarët dhe popujt e tjerë.