Emiri i Katarit: Uroj që të ketë futboll të mrekullueshëm
Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani, mbajti një fjalim në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës, që u mbajt në stadiumin “Al Bayt”.
“Ne organizojmë Kupën e Botës. Kemi punuar shumë për të organizuar një turne të suksesshëm. Kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për të mirën e njerëzimit. Më në fund, ka ardhur dita e hapjes, të cilën të gjithë e kemi pritur”.
“Për 28 ditët e ardhshme ne do të ndjekim festivalin e madh të futbollit në një mjedis komunikimi njerëzor dhe qytetar. Njerëz nga shumë vende të ndryshme do të vijnë në Katar: është mirë që njerëzit ndajnë dhe festojnë diversitetin dhe atë që i bashkon. Uroj që të gjitha ekipet të luajnë futboll të mrekullueshëm, për të jetuar një kohë plot gëzim dhe emocion. Ditë që mund të frymëzojnë mirësi dhe shpresë. Mirë se vini dhe fat të gjithëve”, u shpreh Tamim bin Hamad al-Thani.
HH the Amir Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani’s speech at the opening ceremony of the FIFA World Cup Qatar 2022. #QNA#World_Cup_Qatar_2022 #QATAR2022 #FIFAWorldCup pic.twitter.com/7jk1D34liR
— Qatar News Agency (@QNAEnglish) November 20, 2022