Emisari britanik: E ardhmja e Kosovës është ajo e një republike multietnike
Lord Stuart Peach, i dërguar special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, ka dënuar përsëriti sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Peach ka shprehur mbështetjen absolute për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka dënuar organizimin e një konflikti të armatosur në Banjskë në veri të Kosovës, shkruan “Al Jazeera” duke transmetuar intervistën e të dërguarit britanik dhënë agjencisë “Hina”.
Peach e ka quajtur “incident të rëndë” sulmin në Banjskë dhe ka theksuar se institucionet e Kosovës po bashkëpunojnë plotësisht në hetim.
Ai ka theksuar se sasia e armëve të gjetura mund të jetë destabilizuese për Kosovën dhe për këtë arsye, ka vlerësuar veprimet profesionale dhe të koordinuara të Policisë së Kosovës.
Nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peach ka thënë se do të përfitojnë të gjithë qytetarët e të dyja vendeve, por edhe rajoni. E ardhmja e Kosovës është ajo e një republike multietnike, ka thënë Peach, përcjell “Express”.
Peach ka përcjell thirrjen e Britanisë që Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë dhe t’i hetojë parregullsitë në zgjedhjet e mbajtura në dhjetor.
Entiteti i Republika Srpskas në Bosnjë e Hercegovinë nuk mund të jetë një shtet i pavarur, ka thënë Stuart Peach.
Londra “dënon kërcënimet” për shkëputjen e Republika Srpskas dhe vazhdon ta mbështesë Marrëveshjen e Dejtonit,ka thënë Peach.
Gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, Peach ka vizituar Osijekun dhe Vukovarin. Ai është takuar me përfaqësues të shoqatave joqeveritare për të mësuar nga dora e parë për iniciativat e pajtimit të pasluftës atje.
“Unë jam absolutisht i përkushtuar për pajtimin kudo në botë, kudo që mund të sjellim ndryshim”, tha Peach. Ai theksoi se sot, për shkak të rrethanave të ndryshuara gjeopolitike dhe konflikteve të reja, është “më e rëndësishme se më parë” të mos shtohen rreziqe të reja në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe të mos lejohen ata që duan të destabilizojnë zonën, si p.sh. si Rusia, të ketë sukses.