Emisari britanik i bën bashkë përfaqësuesit e partive politike në Kosovë
29 nëntor 2023
| 22:43
Ish-ministri i Jashtëm, tani nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për darkën që kanë pasur së bashku me përfaqësues të partive politike e përfaqësues nga komuniteti serb, sonte me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.
“Darkë me Lord Peach, të dërguarin special të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, me përfaqësues të partive politike e përfaqësues nga komuniteti serb! Fokus ishte e ardhmja e Kosovës me zhvillimet e brendshme dhe marrëdhëniet bilaterale në Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.