Emisari britanik: Pres nga Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare
Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach është duke qëndruar për vizitë në Serbi.
Përgjatë kësaj vizite zyrtare, Peach është deklaruar në lidhje me situatën e tanishme në mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtari britanik ka thënë se pret që do të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë vizitës së në Beograd, Stuart ka thënë se u takon liderëve të Prishtinës dhe Beogradit që të bien dakord për formatin dhe përmbajtjen e saktë të marrëveshjes, në kuadër të procesit të dialogut.
Peach ka theksuar se më e rëndësishmja është që kjo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme, për qytetarët e të dyja shteteve dhe që të sjell përfitim afatgjatë në rajon.