![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/Screenshot_11-3-600x360-1.png)
Emisari britanik takohet me presidenten Vjosa Osmani
10 shkurt 2022
| 11:35
Emisari britanik, Stuart Peach është takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Emisari Peach i shoqëruar nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, po qëndrojnë në presidencë për takimin me shefen e shtetit.
Para takimit me Osmani, Emisari Peach ka takuar kryeministrin Albin Kurti. Emisari britanik do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë.