Emisari gjerman i gëzohet ratifikimit të tri marrëveshjeve të Procesit të Berlinit
23 shkurt 2023
| 16:47
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, përmes një postimi në “Twitter”, ka reaguar në lidhje me marrëveshjet e Procesit të Berlinit.
“Kosova ndoqi shembullin. Sot Kuvendi i Kosovës ratifikoi të tri marrëveshjet e mobilitetit të nënshkruara në Samitin e Procesit të Berlinit. Mezi pres t’i shoh të gjithë qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shijojnë përfitimet shumë shpejt”, ka shkruar Sarrazin.
Kuvendi ratifikon tri marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në Procesin e Berlinit