Emisari gjerman: Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat, nuk duhet ta humbim kurrë këtë mundësi

10 maj 2022 | 11:46

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) duhet t’i mbajë zotimet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i hequr regjimin e vizave Kosovës dhe duke hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Hapja negociatave për anëtarësim [me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut] dhe liberalizimi i vizave (për Kosovën) janë të rëndësishme në këto momente historike, si dhe nënvizojnë besueshmërinë e BE-së”, ka thënë Sarrazin gjatë një forumi në Serbi.

Ai gjithashtu ka thënë se kur vjen puna të liberalizimi i vizave, shteti i tij është i gatshëm për të siguruar një përgjigje konkrete.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është i rëndësishëm sepse nënvizon besueshmërinë e BE-së. Ne s’duhet ta humbim kurrë këtë mundësi”, ka thënë Sarrazini .

Sarrazini ka thënë se integrimi në BE gjithashtu nënkupton përafrim me vendet e Ballkanit Perëndimor me sigurinë e përbashkët dhe politikën e jashtme të BE-së.

Emisari gjerman sot është pritur në Serbi nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë konfirmime vijnë për transferimin e afërt të Erling…