Emisari gjerman takohet me Escobarin në Uashington, thotë se ‘do të shihemi së shpejti’
Emisari i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Emanuel Sarrazin është takuar në Uashington me emisarin special të ShBA-së për rajonin, Gabriel Escobar.
Një gjë të tillë e ka njoftuar Sarrazin me anë të një postimi në “Twitter”, teksa ka thënë se bashkë me BE-në, do t’i sigurojë rajonit rrugën drejt unionit evropian.
“I kënaqur që vizitova emisarin special Escobar në Uashington. Gjermania dhe ShBA kanë interes të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Bashkë me partnerët tanë, BE-në, do të sigurojmë rrugën e rajonit drejt BE-së”, ka shkruar Sarrazin.
Ai ka paralajmëruar një takim së shpejti me Escobar, duke përfunduar postimin “shihemi së shpejti!”.
Great to visit DAS and Special Envoy Escobar in #Washington. #Germany and #USA are sharing common interest on #WB6. Together with our #EU partners we can jointly assure the path of the region into EU. See you soon! @StateDept @StateEUR @AuswaertigesAmt @GERonWEB #enlargement pic.twitter.com/Lk7QMmpiBR
— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) August 11, 2022