Emisari gjerman: Urgjentisht nevojitet tejkalimi i tensioneve dhe përfshirja në dialog
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka dhënë detaje për takimet që ka zhvilluar në Kosovë dhe Serbi, së bashku me homologun slloven, Anzhej Frangesh.
Sarrazin krahas fotografive të publikuara nga takimet ka bërë thirrje për deeskalim dhe tejkalim të tensionit në mes të Kosovës e Serbisë si dhe përfshirje në dialog.
“Me Anzej Frangesh në Kosovë dhe Serbi. Ne takuam Albin Kurtin, Besnik Bislimin, Donika Gërvallen si dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe. Vizituam kufirin e Jarinjës, folëm me kryeministren e Serbisë dhe Petar Petkoviqin. Urgjentisht nevojitet për deeskalim dhe tejkalim të tensionit po ashtu përfshirje në dialog”, ka shkruar Sarrazin në “Twitter”.
With Anžej Frangeš @MZZRS in #Kosovo & #Serbia. We met @albinkurti @BislimiBesnik @gervallaschwarz as well as Srpska List Goran Rakić, visited Jarinje border, spoke to PM @SerbienPM @PetkovicPetar. Urgent need to deescalate, overcome tension + engage in dialogue @MiroslavLajcak. pic.twitter.com/4AT664oMtZ
— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) November 11, 2022