Emisari i BE-së dhe ai Britanisë takohen në Bruksel, bisedojnë për dialogun
18 janar 2022
| 17:21
Emisari i Bashkimi i Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach në Bruksel.
Lajçaku ka bërë me dije se ka pasur një diskutim gjithëpërfshirës me emisarin Peach mbi dialogun dhe çështje rajonale.
“Patëm një diskutim të mirë dhe gjithëpërfshirës rreth dialogut dhe çështjeve rajonale me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach, sot në Bruksel”, ka shkruar Lajçaku në llogarinë e vet në “Twitter”.
Had a good and comprehensive discussion about the Dialogue and regional issues with UK envoy for the Western Balkans Sir Stuart Peach in Brussels today. pic.twitter.com/ixu8ywkat3
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 18, 2022