Emisari i BE-së të enjten në Kosovë – takon vetëm Besnik Bislimin

22 prill 2025 | 23:05

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të vizitojë Kosovën këtë të enjte, një ditë pas mbajtjes të seancës konstituive.

Bëhet e ditur se Sorensen do të zhvillojë takim me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi në ndërtesën e Qeverisë.

Ndryshe, më 19 mars, Sorensen vizitoi Kosovën pas marrjes së postit në muajin shkurt, duke e zëvendësuar paraardhësin e tij, Miroslav Lajçak.

Gjatë takimeve, Sorensen ka shprehur angazhimin e Bashkimit Evropian për vazhdimin e dialogut dhe ka theksuar rëndësinë e arritjes së marrëveshjeve të qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Mesazhet e tij kanë përfshirë nevojën për konstruktivitet dhe angazhim të palëve për të adresuar sfidat që pengojnë avancimin në procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke theksuar gjithashtu rolin e opozitës në forcimin e institucioneve demokratike dhe në avancimin e reformave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burrat gjirokastritë pranojnë se janë 100 për 100 me grarë…