Emisari i Gjermanisë vjen sot në Kosovë, takohet me Kurtin në mbrëmje
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sot do të vijë për vizitë në Kosovë.
Ai në kuadër të agjendës së tij do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke filluar nga ora 21:30.
Nuk janë dhënë detaje nëse do të ketë konferencë për media pas përfundimit të takimit, po vetëm se mediet do të lejohen të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Sarrazin herën e fundit ishte në Kosovë më 27 maj, ku u takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.
Po ashtu, ai e ka vizituar Mitrovicën e Veriut, ku ka thënë Sarrazin tha se s’do të lejojnë që marrëveshja e Ohrit të bie poshtë, siç u shpreh ai, për shkak të një budallallëku.
“Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që mundësitë që i ofron marrëveshja e Ohrit të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku. E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit e ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme”.
“Por, çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet nuk mund të merren vendime të pamatura. Kjo mënyrë nuk është e duhura për në Bashkimin Evropian dhe nuk është rruga që e afron marrëveshja e Ohrit dhe dialogu që e afrojnë drejt BE-së”, ishte shprehur ai.