Emisari i Trumpit e anulon konferencën për gazetarë pas takimit me Zelenskyn

20 shkurt 2025 | 16:18

Emisari amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg, e ka anuluar konferencën për gazetarë pas një takimi në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kellogg-u nuk do të pranojë pyetje nga gazetarët, thanë zyrtarët ukrainas, dhe do të paraqitet vetëm për t’u fotografuar dhe për shtrëngim duarsh sipas protokollit, raporton gazeta “The Guardian”.

Vizita treditore e zyrtarit amerikan në Kiev erdhi pasi presidenti Donald Trump e akuzoi homologun Zelensky se është “diktator” dhe e fajësoi atë për luftën e vendit të tij me Rusinë.

Një burim i lartë ukrainas e përshkroi Zelenskyn si të angazhuar dhe “shumë të motivuar”.

Ai tha se ishte e paqartë nëse Kellogg-u do ta pranojë vizitën e presidentit ukrainas për ta vizituar së bashku vijën e frontit. Emisari amerikan pritet të largohet nga Kievi të premten në mbrëmje.

Kur u pyet se çfarë bëri Zelensky rreth komentit të Trumpit për “diktatorin”, një ndihmës buzëqeshi dhe u largua

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka dhënë ultimatum presidentit ukrainas…