Emisari i Trumpit: Evropa s’do të jetë pjesë e bisedimeve midis Rusisë, Amerikës dhe Ukrainës

15 shkurt 2025 | 19:17

Keith Kellog, emisari i presidentit amerikan Donald Trump, ka deklaruar të shtunën se Evropa do të konsultohet, por nuk do të jetë pjesë e bisedimeve trepalëshe të paqes ndërmjet Rusisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës, ka shkruar The Guardian.

“Dhe miqve të mi evropianë, do t’u thosha: futuni në debat, jo duke u ankuar nëse mund të jeni, po ose jo, në tryezë, por duke sjellë propozime dhe ide konkrete”, ka thënë ai në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.

Kellogg ka thënë se një nga arsyet pse marrëveshjet e mëparshme të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kishin dështuar ishte se shumë shtete ishin të pranishme në tryezë, por nuk kishin aftësinë për të menaxhuar procesin e paqes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Famgas e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros…