![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/grenell.jpg)
Emisari i Trumpit kërkon përsëri heqjen e takës 100 për qind
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka ripërsëritur kërkesën e tij për heqjen e taksës në mënyrë që t’u hapet rrugë investimeve.
Ai në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se heqja e taksës është bazike për investime.
“Taksa duhet të hiqet në mënyrë që investimet të zhvillohen. Është bazike”, ka shkruar Grenell, duke shpërndarë një status të koordinatorit në Zyrën për Sfidat e Mijëvjeçarit, Petrit Selimi.
“Investime të mëtutjeshme në Kosovë nga MCC planifikuar në buxhetin e Donald Trump. Marrëveshja kompakte pritet të sigurojë një nxitje të madhe për infrastrukturën energjetike dhe të mundësojë partneritete publiko-private që sjellin rritje ekonomike në Kosovë”, ka shkruar Selimi.
Grenelli ka theksuar se taksa duhet të hiqet, ndërsa reciprociteti nuk duhet aplikuar.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1227198500905025536?s=20