Emisari i Trumpit nesër viziton Prishtinën
22 janar 2020
| 10:57
Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do ta vizitojë Kosovën të enjten, më 23 janar.
Zyrtari amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me liderët shtetëror.
Grenell nga Kosova do të udhëtojë për në Serbi ku të premten në mëngjes do të takohet me presidentn serb Aleksandar Vuçiq.
Këtë e ka bërë me dije shefi i shtetit serb me ç’rast ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të dëgjonin kërkesat dhe problemet e Beogradit në lidhje me Kosovën.
Vuçiqi i ka thënë “RTS”-së nga Davos se do të takohet me Grenellin të premten në orën 08:00 të mëngjesit.