Emisari Peach në Kosovë, u takua me Osmanin dhe Kurtin

04 prill 2024 | 12:14

I dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka mbërritur në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga Ambasada Britanike në Kosovë, ai mëngjesin e sotëm ka zhvilluar takime me krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit të shkurtër, temë diskutimi ka qenë siguria rajonale, integrimi ndërkombëtar i Kosovës, si dhe çështjet bilaterale.

“Sot po mirëpresim të dërguarin e kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor në Kosovë. Ai filloi me takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti ku përfshihet siguria rajonale, integrimi ndërkombëtar i Kosovës dhe çështjet bilaterale”, është thënë në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hanife Krasniqi shpall te pavlefshme deftesat e kl: -l -…