Emisarja e Merkelit tregon për përfitimet që mund të nxirren nga takimi i kryeministrave ballkanikë

05 korrik 2021 | 13:09

E dërguara e Ministrisë se Jashtme të Gjermanisë për Ballkanin, Susanne Schutz është deklaruar për “Deutsche Welle” në prag të takimit virtual të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në atë që quhet si Procesi i Berlinit.

Ajo ka thënë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Schutz ka bërë të ditur se në këtë takim do diskutohet për krijimin e një tregu rajonal.

“Qeveria gjermane, në vitin 2014, filloi Procesin e Berlinit së bashku me vendet e rajonit dhe partnerë të tjerë për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe në të njëjtën kohë për të përshpejtuar afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian”, ka thënë Schutz.

Ajo ka treguar se Procesi i Berlinit ka në fokus përmirësime direkte në jetën e qytetarit dhe ka përmendur disa nga arritjet e kësaj ngjarjeje si marrëveshja për heqjen e tarifave roaming nga 1 korriku.

Arritje tjetër ka thënë se është infrastruktura e rritur dhe zgjeruar gjatë 7 viteve të fundit, duke lidhur gjashtë vendet ndërmjet vete dhe me Bashkimin Evropian. Ajo ka përmendur edhe Zyrën Rajonale të Rinisë, si një arritje afatgjatë për të ardhmen.

Ajo ka theksuar qëndrimet e mëparshme të zyrtarëve gjermanë, duke thënë se: “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, kjo është bindja jonë”.

Intervistën mund ta lexoni: KËTU

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot komuna e Prishtinës ka shpallur listën e përfituesve të…