Emma Obrayn, MVP e xhiros së katërt në Ligën Unike

17 dhjetor 2021 | 13:06

Ndeshje mjaft interesante u zhvilluan në xhiron e katërt të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Përballjen kryesore e ka fituar Flamurtari, që mundi Bashkimin 60:78, ndërsa lojtarja më e dalluar në parket ishte Emma Obrayn, që realizoi dyshifror të trefishtë me 25 pikë, 11 kërcime dhe 12 asistime, duke u zgjedhur MVP e javës në Ligën Unike.

Penza mundi në udhëtim Tiranën 82:96, ndërsa te skuadra pejane u dalluan dy basketbolliste Rael Whitsitt me 32 pikë, 13 kërcime dhe dy asistime, si dhe Mia Long me 29 pikë, tri kërcime dhe tri asistime.

Fitore bindëse shënoi Prishtina ndaj Partizanit me shifrat 95:62, ku te skuadra prishtinase më të mirat në parket ishin dyshja e zakonshme Sarah Mgbeike me 32 pikë, 18 kërcime dhe një asistim dhe kapitenia Arbnore Përquku me 29 pikë, 10 kërcime dhe shtatë asistime.

Top 5

Emma Obrayn    (Flamurtari) 25 pikë, 11 kërcime, 12 asistime
Rael Whitsitt       (Penza) 32 pikë, 13 kërcime, 2 asistime
Sarah Mgbeike    (Prishtina) 32 pikë, 18 kërcime, 1 asistim
Arbnore Përquku (Prishtina) 29 pikë, 10 kërcime, 7 asistime
Mia Long (Penza) 29 pikë, 3 kërcime, 3 asistime

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donaldi dhe Beatrix kanë luajtur një lojë përmes së cilës…