Emma Raducanu mposhtet nga Danka Koviniq
Emma Raducanu është eliminuar nga Australian Open në raundin e dytë pasi humbi nga numri 98 i botës, Danka Koviniq, në tre sete.
Raducanu filloi në mënyrë perfekte në Melbourne Park, duke rrëmbyer avantazhin e hershëm 3-0 në setin e hapjes.
Sidoqoftë, adoleshentja britanike më pas u dorëzua në dy ndeshjet e radhës, para se një dëmtim i vogël t’i përkeqësonte gjërat.
Raducanu barazoi ndeshjen – duke fituar setin e dytë 6-4. Por ajo përfundimisht humbi 6-3 në setin e fundit për t’u eliminuar nga Australian Open. Tenistja angleze arriti të fitojë tournamentin në US Open vitin e kaluar në një moshë shumë të re.
Humbja 6-4, 4-6, 6-3 shënon herën e parë që 19-vjeçarja është mposhtur në një ndeshje Grand Slam, me humbjen e vetme të mëparshme në raundin e katërt të Wimbledonit vitin e kaluar.