Emmerson: Kadri Veseli më ka kërkuar që të bëjë të qartë se ai nuk ka bërë asnjë pretendim kundër Halitjahës
Mbrojtja e Kadri Veselit përmes avokatit Ben Emmerson tha se klienti i tij i ka kërkuar që të bëjë të qartë publikisht se ai nuk ka bërë dhe nuk bënë asnjë pretendim kundër dëshmitarit Sadik Halitjaha.
“Zoti Veseli me ka kërkuar që ta bëjë shumë të qartë publikisht që ai nuk ka bërë dhe nuk bënë asnjë pretendim fare kundër këtij dëshmitari për çështje të cilat ne i përmendem dje. Pasi i kam parë shënimet e mija, me lejoni të iu them se nuk kam pyetje të tjera për këtë dëshmitar tani”, tha Emmerson.
Ndonëse Halitjaha dëshminë e tij po e vazhdon edhe sot, avokati Emmerson tha se nuk ka pyetje shtesë më për atë.
Ndërsa, pyetjet për këtë dëshmitar ka filluar që t’i parashtroj mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe.
Kujtojmë se gjatë dëshmisë së tij, të mërkurën në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) dëshmitari Sadik Halitjaha tha se me porosinë e Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson e ka quajtur të shantazhuar.
“Zoti Emmerson ka bërë një digresion kundër meje, si duket me ndikimin e Kadri Veselit, se ashtu erdhi ajo asistentja me një letër, ka thënë se unë jam i shantazhum se pasna pas dhanë një urdhër diku se me u vra një burrë e dy gra dhe koka anku se pse unë nuk kam avokat. Kisha dasht shkurt që të iu drejtohem kryetar i gjykatës e jo avokatit se ajo për mua ishte një thikë pas shpine, ai duhet ta sqaroj drejtë dhe të jetë fer dhe jo të jep goditje poshtë brezit. Të jetë le ta tregoj se ku është urdhri, ku e ka pa, ku e ka ni dhe ku eka atë kopje të urdherin”, tha Halitjaha.
Halitjaha tha se nuk mundet askush ta shantazhojnë atë dhe asnjëherë nuk ka qenë i shantazhuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Nuk duhet të me thotë i shantazhum se kurrë në jetë nuk qenë i shantazhumë. Nuk ka forcë në këtë botë që me shantazhin, mund të me vrasin dhe të me burgosin, por të me ligin dhe me shantazhojnë le ta harron Emmersoni dhe Kadria që e porositi me thanë ashtu”, tha Halitjaha.
Halitjaha tha se në këtë seancë gjyqësore, pa praninë e tij është thënë se ky dëshmitar është pa relevancë.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që listën e dëshmitarëve që planifikohen që të dëshmojnë gjatë periudhës janar-mars ta dorëzojë jo me larg se data 14 dhjetor 2023.