Emmerson: Prokuroria po kërkon që përmbledhja e aktakuzës të jetë më e gjatë se ajo që pati Millosheviq e Karaxhiq
Avokati i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Ben Emmerson ka deklaruar sot se Prokuroria po pretendon që përmes kërkesës së tyre për të zgjeruar përmbledhjen e aktakuzës në 150 mijë fjalë, që krimet të cilat kanë ndodhur në Kosovë janë në nivel më të madh se sa krimet e bëra nga Slobodan Millosheviq e Karaxhiq, në tri lufta.
Saktësisht bëhet fjalë për luftërat në Kosovë, Bosnje dhe në Kroaci, pasi që prokuroria ka kërkuar nga gjykatësi që të zgjerojë përmbledhjen e aktakuzës në 150 mijë fjalë, që i bie sipas tij, që është më e madhe që përmbledhja e aktakuzës të jetë më e madhe se ajo për tri lufta dhe krimet e Millosheviqit.
Me këtë rast avokati mbrojtës, Emmerson ka deklaruar se me një logjikë të tillë, me rreth 300 dëshmitarë të supozuar, vetëm gjykimi do t’i marrë tri vite.
Emmerson e pyeti gjykatësin se a do të ketë përgjegjësi nga prokuroria për këtë.
Ndryshe sot mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ankua se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk po respekton afatet sa i përket nxjerrjes së materialeve, qoftë atyre provuese apo shfajësuese. Po ashtu, avokatët mbrojtës patën edhe ankesa lidhur me materialet që lidhen me dëshmitarët që Prokuroria mëton të ftojë në gjykim.