Emocione dhe krenari, në Ditën e Çlirimit parakalojnë njësitet e FSK-së dhe policisë

12 qershor 2024 | 12:53

Në sheshet e Prishtinës kanë parakaluar  trupat e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit.

Në ceremoninë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të pranishëm janë edhe miq të Kosovës, si William Walker, George Robertson, Stipe Mesiq dhe shumë të tjerë.

E në parakalimin e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës do të ekspozohen sisteme armatimi që deri më tash nuk janë parë nga publiku. /EO

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), ka uruar gjithë qytetarët në…