Emocionet kuq e zi, Gjon Muharremaj shqiptari që shpërtheu në Eurovision
Gjon Muharremaj, konkurrenti i Zvicrës në Eurovision i cili është me origjinë shqiptare ka zgjedhuur një formë mjaft të veçantë për të festuar në momentin e vlerësimit.
Kur juria shqiptare e vlerësoi atë me 12 pikë, Muharremaj festoi duke bërë shqiponjën. Ai arriti të marrë shumicë pikësh në krye të listës me pikët e jurisë profesioniste por publiku përmbysi gjithçka duke i dhënë fitoren Italisë.
Artisti me zërin e veçantë u rëndit i treti me radhë, duke qenë kështu një vend pas Francës e cila u rendit e dyta. Zvicra mori pikët më të larta nga juritë, duke kryesuar me 267 pikë, pasi të 39 vendet pjesëmarrëse paraqitën votat e tyre të jurisë. Franca ndoqi shumë afër në vendin e dytë me 248 pikë, me Maltën në të tretin me 208 pikë. Në të katërtin ishte Italia, dhe në të pestin Islanda. Italia përmes grupit Maneskin arriti që të marrë çmimin kryesor. Ata u paraqitën me këngën Zitti E Buoni, ndërsa shkëlqyen me performancë e po ashtu edhe me paraqitjen skenike.
I lindur në Zvicër, Gjon Muharremaj është më origjinë shqiptare, babai nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana. Gjon flet një shqipe tepër të pastër, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës.